Misioni
ynë është të rregullojë, mbikëqyrë dhe nxisë prodhimin, tregtimin, transportin,
magazinimin, si dhe kërkimin e zhvillimin e armatimit ushtarak në përputhje me standardet
kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe zhvillimin
ekonomik të Republikës së Shqipërisë.
Vizioni
i Agjencisë përfshin rimëkëmbjen e industrisë kombëtare të mbrojtjes si pjesë thelbësore të përpjekjes për industrializimin e vendit, forcimin e sigurisë kombëtare dhe rritjen e kapaciteteve teknologjike. Krijimi i një ekosistemi modern, të integruar dhe të qëndrueshëm, ku partneritetet publike-private, inovacioni, kërkimi shkencor dhe transferimi i teknologjisë do të reduktojnë varësinë nga importet, të rrisin aftësitë vendase në fushën e mbrojtjes dhe do të gjenerojnë vende të reja pune me vlerë të shtuar për ekonominë vendase. Përmes modernizimit të infrastrukturës ekzistuese, tërheqjes së investimeve strategjike, zhvillimit të prodhimit me përdorim të dyfishtë dhe shfrytëzimit të mundësive të reja që ofron teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale, synojmë të kthejmë Shqipërinë në një partner të besueshëm, inovativ dhe të qëndrueshëm në sektorin e industrisë së mbrojtjes, në përputhje me standardet euroatlantike.