Inspektimet

Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes (AIM) është përgjegjëse për inspektimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve që operojnë në fushën e prodhimit, tregtimit, transportit, magazinimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, në përputhje me Ligjin nr. 87/2024 dhe aktet nënligjore përkatëse.

Qëllimi i inspektimeve

Inspektimet kanë për synim:

Llojet e inspektimeve

AIM kryen inspektime në këto forma:

Kontroll i planifikuar, që zhvillohet në mënyrë të rregullt për monitorimin e aktivitetit të subjekteve të licencuara.

Kryhen kur ka dyshime për shkelje të ligjit ose kur kërkohet nga organet e tjera shtetërore apo nga Ministri i Mbrojtjes.

Pjesë e procesit të vlerësimit të aplikimeve për licenca ose autorizime në industrinë e mbrojtjes, duke garantuar që aplikantët përmbushin kriteret e sigurisë dhe standardet teknike.

Procesi i inspektimit

Raporti përfundimtar

Përgatitet një raport përmbledhës me gjetjet dhe rekomandimet.

Raporti i dorëzohet Drejtorit të Përgjithshëm të AIM për vendimmarrje mbi miratimin, refuzimin ose pezullimin e licencës apo autorizimit.

Masat e parashikuara

Në rast të konstatimit të shkeljeve, AIM mund të marrë këto masa:

Transparenca dhe raportimi

AIM raporton rregullisht tek: