Drejtor i Përgjithshëm

Z. Dorian TOLA

Z. Tola ka një eksperiencë 22-vjeçare në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Nga viti 2003 deri në vitin 2017 ai ka shërbyer në detyra të ndryshme në radhët e Forcave të Armatosura, ku është angazhuar kryesisht me çështjet e planëzimit afatgjatë, modernizimit dhe zhvillimit të Forcës Detare, si edhe me proceset e planëzimit dhe standardizimit me NATO.

Në periudhën 2012–2015 ai ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës së Komandantit të Forcës Detare. Më pas, është caktuar Koordinator i Mbrojtjes në Zyrën Operacionale të Situatës (ZOS) në Kryeministri.

Nga viti 2017 deri në vitin 2024 ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. Në qershor të vitit 2024 ai u emërua si Zëvendësministër i Mbrojtjes.

Që prej muajit janar 2025 ai ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.

Z. Tola është diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike në Akademinë e Detarisë në Turqi dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet Master Shkencor në “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS, Kaliforni, SHBA dhe Master Shkencor “E Drejtë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë karrierës, ai ka kryer kualifikime të shumta për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Në vitin 2022, z. Tola përfundoi “Kursin e 17-të të nivelit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët të Bashkimit Evropian”, organizuar nga Kolegji Evropian i Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDC).

Që nga viti 2017, z. Tola është angazhuar si lektor i jashtëm pranë disa universitete kombëtare dhe është trajner për module që lidhen me sigurinë e informacionit. Ai është autor dhe prezantues në disa konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Z. Tola zotëron gjuhën angleze, turke dhe italiane.