Detyrat Kryesore të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes

RREGULLIMI DHE LICENCIMI

  • Lëshon, rinovon, pezullon dhe revokon licencat për subjektet që operojnë në prodhimin, tregtimin dhe zhvillimin e armatimit ushtarak.
  • Vendos standarde dhe kritere për testimin, certifikimin dhe sigurinë e produkteve ushtarake para hyrjes në treg.

MBIKËQYRJA DHE ZBATIMI I LIGJIT

  • Monitoron dhe garanton përputhshmërinë e subjekteve të licencuara me ligjet dhe detyrimet ndërkombëtare.
  • Kryen inspektime të rregullta për të siguruar respektimin e standardeve të sigurisë, cilësisë dhe etikës.
  • Merr masa administrative dhe sanksione ndaj shkelësve të ligjit.

REGJISTRIMI DHE GJURMIMI

  • Mban dhe përditëson regjistrin e subjekteve të licencuara dhe të armatimit ushtarak të prodhuar, tregtuar dhe magazinuar.
  • Zbaton sisteme të markimit dhe gjurmimit të armëve për të garantuar kontrollin dhe sigurinë e zinxhirit të furnizimit.

BASHKËPUNIMI KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR

  • Koordinon me institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë për mbikëqyrjen e industrisë së mbrojtjes.
  • Angazhohet në marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtar për shkëmbimin e informacionit, praktikat më të mira dhe forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse.
  • Merr pjesë në borde, nisma dhe forume ndërkombëtare që lidhen me zhvillimin dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes.

NXITJA E INOVACIONIT DHE TEKNOLOGJISË

  • Mbështet kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja në industrinë e mbrojtjes.
  • Bashkëpunon me Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe aktorë të tjerë për zhvillimin e kapaciteteve teknologjike.

SIGURIA, TRANSPARENCA DHE PËRGJEGJESIA

  • Siguron transparencë dhe llogaridhënie duke publikuar raporte dhe analiza mbi gjendjen e industrisë së mbrojtjes.
  • Mban regjistrin e subjekteve të përjashtuara për shkelje të ligjit dhe sigurisë kombëtare.
  • Promovon praktika etike dhe standarde të larta të sigurisë në industrinë e mbrojtjes.

Funksioni si “One-Stop Shop”

  • Vepron si një qendër e unifikuar për trajtimin e çështjeve, kërkesave dhe problematikave të industrisë së mbrojtjes.
  • Ofron mbështetje për subjektet e licencuara dhe lehtëson koordinimin ndërinstitucional.